Seksizmi dhe qyteti
Institucionet financiare në Britaninë e Madhe janë bastione të vërteta të seksizmit, në të cilat gratë punojnë me orë të stërzgjatura pune për paga shumë më të ulëta se meshkujt, dhe në kushte që shpesh herë lenë shumë për të dëshiruar. Kjo është një pjesë e një raporti të publikuar së fundmi në lidhje me diskrimin-imin e femrave në sektorin financiar në Britaninë e Madhe, e më konkretisht në zemrën financiare të kryeqytetit, City. Raporti konsiderohet si "tronditës" nga grupet e të drejtave të njeriut, sepse në të përshfaqet një sektor fi nanciar që dominohet nga kultura e maçove, ku bonuset që u paguhen grave janë sa një e pesta e atyre që marrin meshkujt. Gratë që punojnë në banka apo institucione të tjera financiare, kanë treguar për raportin se shpesh ato diskriminohen shumë kur mbesin shtatzëna dhe qëllon jo rrallë që të hidhen në rrugë të madhe. Për të njëjtën arsye, shumë vende pune u ofrohen vetëm dhe ekskluzivisht meshkujve. Ndërkohë, klientëve më të fuqishëm të bankave u ofrohen zbavitje në klubet e natës, ato të golfi t e vende të tjera ekskluzive zbavitjesh, ku grave që punojnë në bankë nuk u lejohet të mar-rin pjesë. Një punonjëse banke është shprehur se çdo lloj aktiviteti brenda bankës është i natyrës mashkullore, pra duke fi lluar që nga ato brenda punës, ashtu edhe jashtë saj. Kjo ka bërë që gratë të përjashtohen nga pjesëmarrja në të gjitha takimet informale. Sipas raportit, stereotipat seksistë të ban-kave dhe institucioneve fi nanciare në Britaninë e Madhe janë ndër tiparet kryesore të këtij sektori, që së fundmi u shkund nga një krizë e jashtëzakon-shme financiare. Një punonjëse tha se kur shkoi te shefi për t‘i kërkuar ngritje rroge, në varësi të punës që bënte, ai iu përgjigj se do ta fitonte ngritjen nëse për një muaj resht do të ishte veshur me minifund. Një tjetër grua është ankuar se për një femër, nëse nuk është pijetare e mirë, nuk luan bilardo, nuk bën biseda tipike mashkullore dhe nuk ka sjellje prej mashkulli, çka nënkup-ton të mos qash kurrë, të mos flesh dhe të mos marrësh kurrë ditë pushimi për vete dhe për fëmijët, nuk ekziston asnjë shans që të jetë e suksesshme në sektorin financiar. Sigurisht që ka edhe një mënyrë tjetër për të bërë përpara dhe kjo është që të vishesh si modele dhe të shprehesh vazhdimisht se nuk ke dëshirë për të bërë fëmijë. Gratë e punësuara me kohë të plotë në City fitojnë 47% më pak në pagat vjetore, se sa burrat. Kjo pabarazi vihet re shumë veçanërisht te bonuset, pagesat dhe shpërblimet e tjera, por pagesa është edhe shqetësimi e problemi më i madh i dasive gjinore. Kështu, gratë nisin të njëjtën punë si edhe burrat, me pagë shumë më të vogël, dhe kjo tregon se dasitë fillojnë që me politikën e punësimit. Sipas raportit, mosha është një nga pengesat që i ndalon femrat në të qenit të suksesshme, duke qenë se mosha më e mirë e tyre është ajo kur ato mund të mbeten edhe shtatzëna, çka i bën shumë të paragjykueshme nga punëdhënësit. Raporti i mësipërm është i pari i këtij lloji i hartuar në lidhje me diferencat e mëdha të pagave mes femrave dhe meshkujve në qendrën financiare të Britanisë së Madhe. Sipas Komisionit të të Drejtave dhe Barazive të Njeriut, gjërat duhet të ndryshojnë rrënjësisht, nëse kompanitë dhe bankat do të duan me të vërtetë të dalin nga situ-ata e rëndë ku ndodhen dhe kjo sipas komisionit duhet bërë përmes rrëzimit të barrierave arbitrare dhe ndryshimit të praktikave që, qëllimshëm ose jo, i pengojnë gratë të jenë të suksesshme në botën e financave. Firmat duhet që të grumbullojnë talentet përmes metodave të përzgjedhjes, që nuk shquhen nga diskriminime gjinore. Deri tani janë shumë të pakta ato kompani që aplikojnë politika fleksibile dhe trans-parente në punë dhe se shumica, në këtë rast, duhet të mësojë nga pakica.