Berisha: Hetimi i deputetëve si qytetarët e thjeshtë
Kryeministri Berisha ka reaguar pas pushimit të cështjes në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, duke theksuar se si për qeverinë dhe për deputetët e maxhorancës nuk do të ekzistojë imuniteti.
TIRANE- Menjëherë pas pushimit të cështjes në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Berisha. Në ëebsitin e kryeministrisë, në emër të njëshit të ekzekutivit, zëdhënësja e tij sqaron se si për qeverinë dhe për deputetët e maxhorancës nuk do të ekzistojë imuniteti. Deklarata citon se “duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet”.
Kryeministri Berisha shton se për këtë kategori nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.
Deklarata e zëdhëneses Mecani përfundon se do të jetë ky standarti i kësaj maxhorance. I pyetur ditë më parë nga mediat se si e shihte ish ministrin e Mbrojtjes Mediu, sërish në postin e Ministrit, kryeministri ia atribuoi këtë të drejtë vetë Partisë Republikane.
Mediu u rikthye në postin e ministrit të Mjedisit, pavarësisht skandalit në të cilin ai u përfshi për shkak të tragjedisë së Gërdecit, gjatë mandatit të parë kur mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.
(e.n/BalkanWeb)