LSI përshëndet fillimin e vitit të ri shkollor në vend
Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besian Pesha tha sot në një konferencë për shtyp se “ me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor, në emër të LSI-së përshëndes për një vit të mbarë të gjithë nxënësit dhe mësuesit në mbarë vendin
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur sot fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë vendin.
Zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Besian Pesha tha sot në një konferencë për shtyp se “ me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor, në emër të LSI-së përshëndes për një vit të mbarë të gjithë nxënësit dhe mësuesit në mbarë vendin.”
Pesha theksoi se “ LSI garanton të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe familjet e tyre se gjatë këtij katërvjeçari do të angazhohet maksimalisht në organizimin e një procesi tejet edukativ dhe me ritme të larta “
Sipas tij, prioriteti kryesor i LSI-së nëpërmjet Planit për Veprim, do të mbetet punësimi i të rinjve shqiptarë të sapodiplomuar, të cilët nëpërmjet politikave tona do të jenë larg papunësisë dhe më afër zhvillimit të talenteve dhe karrierës personale.
Gjithashtu shtoi ai “LSI i bënë thirrje të veçantë Bashkisë së Tiranës, që ka edhe numrim më të madh të nxënësve në rang vendi, të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ky vit shkollor t’i gjejë shkollat me sistem ngrohjeje, për të pasur një proces mësimor sa më cilësor”.
(d.b/BalkanWeb)