Sektori i garave në FSHF, gati kalendarin e sezonit 2009-2010
Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë gati projektin e kalendarit futbollistik të sezonit 2009-2010 i cili do t'i propozohet Komitetit Ekzekutiv për miratim. Miqësorja Shqipëri-Qipro më 12 gusht do të çelë edhe sezonin futbollistik. Më pas do të jetë Superkupa e Shqipërisë e cila do të zhvillohet më 16 gusht. Kampionati do të hapë siparin më 23 gusht për të përfunduar më 8 maj 2010-të. Ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 prill.