Ronaldo: Tani do më shihni ndryshe
Transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, përveçse ka vetëbesim se vlen 94 milionë euro, premton se ai nuk do të jetë egoist gjatë kohës që do të mbajë veshur fanellën e Real Madridit.
"Nuk ka dyshim se tashmë jam më pak egoist. Kuptohet, në të kaluarën mendoja se vetëm duke shënuar gola mund të siguroja transferimin në një skuadër më të madhe".
"Mirëpo, përvoja më ka ndihmuar të kuptoj se kur je në një skuadër, bëhesh pjesë e saj, dhe qëllimi është që të arrihen objektiva më të mëdha. Në Madrid do të shihni një Cristiano më të mire", u shpreh lojtari.