E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dino me perdhunonte cdo nate"

Tirane - Deshmi tronditese ne sallen e gjyqit jane degjuar dje nga dy femije, kunder Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, dy shtetas anglez te akuzuar per "marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur". Perpara gjykates, femijet kane treguar momentet me te tmerrshme qe kane perjetuar ne qendren "Femijet e tij" , ku kishin jetuar per disa vite me radhe. Deshmite e tyre jane degjuar me videokonference dhe seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura per shkak te moshes se tyre. Trupi gjykues eshte mundur te pyes me kujdes djemte e vegjel, te cilet dukeshin se ishin te tronditur nga e gjithe historia e pedofileve anglez.

Deshmite

Njeri prej tyre, A.Q ka dhene deshmi tronditese para gjykates, ndersa femija i dyte D.A eshte munduar te mbuloje veprimet e kryera ndaj tij edhe pse ka nje ekspertize mjeko - ligjore qe tregon dhunimin seksual. " Une kam vajtuar ne qender qe ne moshen 1 vjecare. Ne familje jemi shume femije dhe prinderit nuk kane pasur mundesi te me mbanin me buke. Ata pranuan te shkoja ne qender. Kam qendruar aty per 6 vjet. Por te them te drejten do te ndihesha me mire ne rruge se sa ne ate qender" mesohet te kete rrefyer dje ne pranine e psikologes i mituri A.Q. Sipas burimeve nga gjykata ai ka bere me dije se David Braun dhe Dino Christodoulu e me kane keqtrajtuar. "Ata per cdo nate vinin me merrnin dhe benin me mua gjera te turpshme. Ai qe ka abuzuar me shume me mua eshte xhaxhi Davidi dhe Dino Kritodulu. Xhaxhi Dino vinte afer meje me ferkonte te ndenjurat dhe me pas doren e nxirrte perpara. Pasi me mbyllte gojen ai vazhdonte te me perdhunonte. Kur mbaronte me thoshte te mos tregoja asgje. Une kisha frike dhe disa here i kisha thene xhaxhi Robinit", ka vazhduar se treguari femija. Sipas tij i pandehuri Robin Arnold nuk ia kishte vene veshin asnjehere si dhe nuk beri ndonje gje qe ta mbronte ate dhe shume femije te tjere te qendres. Te gjitha keto fakte i ka bere me dije dje femija 8 vjecar para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Shefkie Demiraj.

Deshmitari i dyte i thirrur per te dhene shpjegime ka qene D.A 12 vjec. Dje perpara gjykates ai eshte munduar te mbuloje veprimet e te pandehurve. Sipas burimeve nga gjykata ai i ka bere me dije togave te zeza se ka harruar cfare ndodhi me ta ne qender per shkak se ka rene nga kati i dyte dhe nuk mbante mend asgje. Gjate deshmise se tij

D.A eshte shprehur se shume shoke te tij kane pasur dhimbje, nga historite e ndodhura ndersa nuk kujtonte asnje rast te abuzimit ndaj tij edhe pse Prokuroria kishte ne dosje nje ekspertize mjeko- ligjore qe vertetonte dhunimin seksual te tij. Dy te pandehurit kane drejtuar qendren "Femijet e tij" se bashku me te pandehurin David Braun, i cili po gjykohet me vete ne kete proces. Per te, Prokuroria kerkoi pak dite me pare denimin me 20 vjet burg. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›