E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astrit Keci kundershton policine gjate aksionit

Durres- Nje i denuar per trafik nderkombetar narkotikesh nga drejtesia italiane, eshte arrestuar pas nje operacioni te policise se Durresit ne fermen e tij ne Shijak, ku fshihej prej tre vitesh. Gjate aksionit, Astrit Keci, 39 vjec, ka kundershtuar uniformat blu duke i sulmuar dhunshem, por nderhyrja e menjehershme ka shmangur pasojat e renda. Ndalimi mesohet se eshte bere rreth ores 15:30 te dites se djeshme ne qytezen e Shijakut. Burime zyrtare thane se Keci eshte shpallur ne kerkim qe prej 12 shtatorit te ketij viti, pasi Gjykata e Rrethit Durres, me vendim te dates 6 nentor 2007, ka njohur vendimin e Gjykates se Pisas ne Itali. Drejtesia e vendit fqinj kishte dhene nje vendim denimi ne ngarkim te 39 vjecarit, i cili gjate qendrimit aty ishte proceduar per trafik droge. Gjykata e kishte denuar me 14 vjet e 4 muaj, e konvertuar ne 10 vjet burg per te njejten veper penale nga Gjykata e Durresit. Mesohet se Gjykata e Apelit Durres, me vendim te dates 4 shtator 2008, ka lene ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare.

Kapja e Astrit Kecit u be e mundur gjate operacionit te zhvilluar ne fermen e ngritur nga i denuari, qe e shfrytezonte edhe per t'u fshehur nga policia. "Gjate nderhyrjes per kapjen e tij, 39 vjecari beri rezistence ndaj sherbimeve te policise", thane burime zyrtare. Po mbreme policia vendore arrestoi te kerkuarin per mbajtje te armeve luftarake, Elis Reka, 20 vjec, banues ne lagjen nr. 11 te Durresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›