E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli dhe Leskaj lufte nervash ne Parlamentin Evropian

05/10/2010PD e PS me delegacione te ndryshme drejt Brukselit

Kriza ne fokus te bisedimeve te enjten PE-ja miraton liberalizimin

Qe prej dy ditesh ne Bruksel ndodhen dy delegacione shqiptare qe sipas burimeve po diskutojne per krizen ne Shqiperi. I pari eshte nisur diten e shtune nen kryesimin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ndersa tjetri eshte nisur diten e diel nen kryesimin e deputetes Valentina Leskaj. Megjithese nga te dyja kampet nuk jepet zyrtarisht qellimi i vizites serish burimet nga dy partite konfirmojne faktin se gjate takimeve qe delegacionet do te kene me zyrtare te larte te Brukselit ne qender do te jete kriza politike ne Shqiperi. Keshtu Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila deri te dielen ka qene ne Strasburg mesohet te kete zhvilluar nje takim me Kryetarin e Asamblese Parlamentare te KE-se Mevlud Cavushoglu i cili ne shkurt te vitit te kaluar ishte ne Tirane per te mundesuar dialogun mes paleve dhe ishte pikerisht zyrtari qe i rekomandoi opozites Komisionin e Venecies per te zgjidhur problemin e saj. Ndersa delegacioni i opozites kryesuar nga Leskaj mesohet te kete marre nje ftese nga fondacioni Friedrich Ebert. Ne program eshte parashikuar qe delegacioni socialist te ndiqte nje seance te mbledhjes se grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Evropian takime me kryetarin e grupit socialist Hanes Svoboda si dhe me eurodeputin Libor Rucek. Keto takime vijne ne nje dite kur Parlamenti Evropian e ka me shume se kurre vemendjen rreth zhvillimeve ne Shqiperi. Diten e enjte dhe te premten me daten 7 dhe 8 tetor pritet qe Parlamenti Evropian te votoje per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine. Gjithsesi mesohet se delegacioni i PS-se te mos jete prezent ne kete zhvillim pasi ne kalendar shenohet se kthimi ne Shqiperi do te behet diten e merkure me date 6 tetor. Por sdo te ndodhe e njejta gje me Kryetaren e Kuvendit dhe delegacionin e mazhorances qe pritet te kthehen ne Shqiperi me daten 8 tetor diten e premte kur gjithcka ne Parlamentin Evropian te jete mbyllur. Me pas vendimi do ti kaloje per miratim Komisionit Evropian dhe pas botimit ne Fletoren Zyrtare diku nga dhjetori i ketij viti pritet hyrja ne fuqi e heqjes se regjimit te vizave per Shqiperine me vendet e zones Shengen.

Kriza politike

Tetori dhe nentori priten te jene muajt me te rendesishem ne historine e vendit per sa i perket levizjes se lire. Megjithate vendi ndodhet serish ne krize politike dhe opozita ka paralajmeruar protesta ne te gjithe vendin ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve date nga e cila kane kaluar rreth 15 muaj. Pavaresisht kesaj vendet e bllokut te BE-se kane deklaruar se kriza politike sdo te pengoje liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›