E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shqiptarit kerkohej per perdhunim

04/10/2010Ishte denuar me 6 vjet nga gjykata e Lushnjes

ROMA- Karabinieret e stacionit te Romes ne Alessandrina kane arrestuar dje nje shqiptar 36 vjec ndaj te cilit ishte leshuar nje urdher-arresti nderkombetar per perdhunim. Gjykata e Lushnjes kishte denuar me 6 vjet burg. Shqiptari i arrestuar emri i te cilit nuk behet i ditur nga autoritetet italiane u kap pas disa javesh ndjekjeje intensive te policise dhe efektiveve te Interpolit. Duke iu referuar mediave italiane ne vitin 2002 i akuzuari bashke me nje mik perdhunoi nje te njohur ne apartamentin e tij. Ngjarja e asaj kohe beri jehone teksa policia u vu ne ndjekje te 36-vjecarit i cili mundi te largohej nga vendi per tu strehuar ne Rome. Nderkaq arrestimi i djeshem u mundesua ne shtepine e te vellait te te kerkuarit. Disa miq ishin mbledhur bashke per te festuar ditelindjen e nje shoku te tyre dhe ky ishte momenti i duhur per ti vene prangat 36-vjecarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›