E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industria e perpunimit te drurit rikthim drejt suksesit



Ne kohen e komunizmit industria e nxjerrjes dhe perpunimit te drurit ka qene nder me te suksesshmet. Por pas 20 vjetesh ajo eshte ringjallur dhe po ecen ne te njejten shine te integrimit ne tregjet evropiane. Kete fakt e tregon me se miri panairi Albrelax 2010 i organizuar nga kompania Elidaco 94 e cila per te shtatin vit radhazi ka mbledhur te gjithe prodhuesit dhe importuesit e mobilieve ne nje vend per te ballafaquar vlerat por per te treguar edhe prirjen e tregut. Megjithese ne kohe krize Albrelax tregon se hapat nuk ndalen ne industrine e perpunimit dhe tregtimit te produkteve te drurit dhe arredimit. Tashme punishtet e vogla te zdrukthetarive jane rritur dhe jane kthyer ne komplekse gjigante ku jane te punesuar me qindra e mijera vete dhe ku prej duarve te tyre dalin produkte thuajse te njejta si ato qe prodhohen ne secilin vend te Bashkimit Europian. Albrelax nuk mbetet vetem ne Shqiperi. Presidenti Ylli Bektashi nuk e ka thjeshte ambicie qe te ballafaqoje por edhe te bashkoje industrialistet e ketij sektori me ata te Kosoves. Dhe kete ai e ka bere. Vetem ne Panairin Nderkombetar te Mobilierise se vitit 2010 kane ardhur ne Tirane 13 kompani nga Kosova. Sipas zotit Bektashi kjo nuk shkakton xhelozi por nxit konkurrencen dhe kreativitetin per te shtuar bashkepunimin dhe per te zgjeruar tregjet. Te gjithe e shohin keshtu eventin ku jane mbledhur 34 kompani. Stili dizajni lenda e pare cilesore gershetimi i tradites me modernen dhe prirja per te bere sa me komode dhe bashkekohore jetesen e klientit ne shtepine e tij shfaqen ne produktet e ofruara ne Albrelax 2010. Por jo vetem krijuesi i ketij panairi Ylli Bektashi edhe sipermarresit e industrise se perpunimit te drurit kerkojne me shume nga shteti dhe nga qeveria kane kerkesat e tyre dhe presin me shume lehtesira ne politikat fiskale. Ata e kerkojne vemendjen dhe ndihmen e shtetit sepse punesojne shqiptare dhe paguajne taksa pra e meritojne.

Pergatiti Albert Gjoka

Ardeno Investimet ne teknologji na bejne lider ne tregun e mobilimit

Ardeno mbetet lider per prodhimin e karrigeve dhe tavolinave por tashme jemi ne rrugen e sigurt per te kryesuar tregun edhe ne prodhimin e kuzhinave dhe dhomave te gjumit. Keshtu shprehet Erjon Domi menaxheri i kompanise i cili thote se pika me e forte per vitin 2010 mbetet investimi qe kane bere drejtuesit e Ardenos ne teknologji. Domi ben te ditur se per here te pare eshte futur ne perdorim teknologjia e ketij viti me linja moderne per prodhimin e produkteve komplete te dhomave te gjumit dhe kuzhinave. Ai thote se keto produkte dalin me cmime me te lire sesa ato te importit dhe cilesia e tyre eshte shume e larte. Menaxheri i Ardenos shton se nevoja per shtimin e produkteve erdhi si rezultat i kerkeses se konsumatorit. Shume prej tyre kur vizitonin pavionet e Ardenos kerkonin qe te mobilonin shtepine e tyre me te njejtat produkte. Kjo nxiti dhe rimodeloi planet e kompanise per investime ne teknologji dhe ofrimin per tregun te linjave te kompletuara te mobilimit te shtepive vilave zyrave apo edhe te lokaleve. Kjo kompani eshte e certifikuar me certifikaten ISO dhe eksporton produktet e saj kryesisht karriget ne tregjet e Greqise Maqedonise dhe Kosoves. Domi ben te ditur planet ambicioze te Ardeno-s sidomos me produktet me te fundit kuzhinat moderne dhomat e gjumit dhe mobiliet per zyrat. Ardeno me fillesat e saj qe ne vitin 1993 por me nje start ne game te gjere qe ne vitin 2001 pati nje ndalese te shkurter dy vjet me pare si pasoje e zjarrit qe ra ne mjediset e kompanise duke shkrumbuar gjithcka. Por presidenti zoti Tonin Alija thote me krenari se jemi ngritur nga hiri duke mbajtur kryesimin e tregut per produktet tona qe njihen kudo dhe tashme kjo kompani po ben realitet ambicjen e saj per te qene ne krye edhe ne produktet komplete per shtepite zyrat apo mjediset e vilave.

Euro Bicaku Dyert Made in Albania se shpejti ne tregun europian

Dyert e Euro Bicaku-t se shpejti do te hyjne ne tregjet rajonale dhe evropiane. Ky eshte misioni qe tashme po behet realitet per kete firme e cila ka nje histori suksesesh qe prej vitit 1993. Kater vellezerit Bicaku e krijuan ate ne Librazhd dhe tashme e kane rritur me investime te medha ne Tirane dhe ne Durres. Dyert e brendshme dhe te jashtme dyert e blinduara jane produkte te perzgjedhura nga kompanite dhe konsumatoret vendas. Ne punojme qe ta meritojme certifikimin ISO te produkteve tona - thote nje nga kater vellezerit Bicaku. Administratori Dashamir Bicaku thote se cilesia dhe cmimi i produkteve te kompanise jane me te lira dhe me te mira sesa produktet e importit. Ai ben te ditur se se shpejti do te perfundojne dy projekte ambicioze Showroom-i ne Lana Park dhe fabrika e prodhimit te mobilieve ne Fllake ne Xhafezotaj. Euro Bicaku ka investuar ne teknologjine e prodhimit dhe sot jemi gati per te eksportuar produktet tona edhe ne tregjet e Ballkanit dhe ne ato evropiane - thote administratori Dashamir Bicaku.

Mobil Eni sjell produktet e gjigantit Snaidero ne Shqiperi

Jemi te forte ne treg sepse Mobil Eni ka ekskluzivitetin e gjigantit evropian te prodhimit te kuzhinave Snaidero. Keshtu shprehet Artan Ziu njeri nga dy aksioneret e kompanise se importit te produkteve te mobilimit ne Shqiperi. Ziu thote se Mobil Eni e nisi aktivitetin e saj ne vitin 1999 ne Durres me nje dyqan te vogel me vetem 80 m2 ndersa sot kompania eshte rritur dhe shtrihet ne nje showroom te madh me siperfaqe mbi 1300 m2. Aktiviteti i saj eshte i perqendruar ne Durres por produktet e Mobil Eni-it shiten ne te gjithe Shqiperine. Nuk i trembemi tregut pasi kemi ne krah kompanine lider ne Europe per prodhimin e kuzhinave Snaidero me te cilen kemi lidhur kontrate ekskluzive per tregimin e produkteve te saj ne Shqiperi - thote Ziu. Divanet kuzhinat dhomat e gjumit qe shtet Mobil Eni jane te preferuara per konsumatoret. Sherbimet qe i ben kompania si transport dhe mobilim falas dhe keshilla per klientet jane vlere e shtuar per kete kompani me nje histori 11 vjecare.

H. B. A. H-Hoti sjell tryezen e zyres ovale ne Albrelax 2010

Nje nga produktet me te vecanta qe bie ne sy ne panairin Albrelax 2010 eshte nje tavoline prej druri ne qender te tij identike me tryezen e presidentit amerikan Barak Obama ne zyren e tij ovale ne Uashington. Ky produkt eshte prodhuar nga duart e arta te zdrukthetareve te H. B. A. H-Hoti kompani e cila ka nje histori 75-vjecare. Qendra e saj eshte ne Prizren dhe sot ka te punesuar mbi 20 persona. Menaxheri i saj Argurjon Hoti thote se celesi i suksesit te produkteve tona jane mbeshtetja tek ornamentet popullore dhe cilesia e padiskutueshme e punimit te drurit. Ai nuk frikesohet nga fakti se cmimet jane me te shtrenjta sesa ato te konsumit te perditshem. Klientet tane jane te perzgjedhur dhe kerkojne gjera te vecanta - thote Hoti. Sipas tij porosite e klienteve jane dyer dritare shkalle apo kuzhina artizanale. Bleresit jane pronare vilash ne Tirane apo zonat e Jugut. New Castle ne periferi te Tiranes eshte shembull suksesi per kompanine nga Prizreni. Por tregjet jane te hapura per kompanine H.B.A.H Hoti edhe ne Itali Zvicer Maqedoni dhe gjetke.

Grate zdrukthetare te Kosoves lodra prej druri per femijet

E per cfare mund te punojne duart e arta te grave zdrukthetare nga Kosova. Vetem per femijet. Albrelax 2010 ka sjelle shoqaten e grave Bliri ne stendat e saj e cila ka ofruar nder te tjera lodra prej druri per femijet. Jane te pastra dhe nuk rrezikojne shendetin e te vegjelve - shprehet kryetarja e shoqates Mahije Smajli. Ai thote se ne grupimin e grave zdrukthetare jane 14 femra te cilat i kane thene nje dimension dhe nje kuptim tjeter perditshmerise se tyre. Blini prodhon kuti bletesh lodra druri tavolina karrige dhe shtreter per femije. Po kerkojme treg edhe ne Shqiperi pasi ne po marrim pjese per here te pare ne kete panairi ne Tirane - thote zonja Smajli. Ajo shton se shoqata e grave ka nevoje per mbeshtetje ne financime dhe teknologji ne prodhimin e produkteve. Pjesemarrjen ne Albrelax 2010 kryetarja e shoqates Bliri ia dedikon agjencise USAID ne Kosove te cilen e vlereson per mbeshtetjen qe ka dhene deri me tani.

4 Tetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›