E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 135.5 kg drogë Lazarati

Sekuestrohen 135.5 kilogramë mariuanë në Gjirokastër. Operacioni është kryer pak para mesnatës, pas informacioneve për transportimin e drogës nga Lazarati në drejtim të kufirit të gjelbër për ta kaluar në Greqi.

Forcat e policisë janë venë në ndjekje të një automjeti pa targa që udhëtonte në aksin Kordhocë-Sofratike, teksa drejtuesi pas përpjekjeve për tu arratisur ka braktisur mjetin në një are dhe është larguar, raporton balkanweb. Ndërkohë, në mjetin e braktisur janë gjetur 123 pako të mbështjella me natriban, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›