Gecët dërgohen në paraburgim

Gjykata e Qarkut ka vendosur që t’ua ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe t''i dërgoj në paraburgim tre të dyshuarit për krime lufte, vëllezërit Hetem dhe Rrustemi Geci si dhe kushëririn e tyre Sabit Geci nga Llausha e Skënderajt.
Avokati mbrojtës i njërit prej tyre, Mahmut Halimi ka thënë për Radio Kosovën se Gjykata u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ata dyshohen për përfshirje në një vrasje të dyfishtë si dhe për ndalim dhe torturim të civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999./Indeksonline/