Edhe dy muaj paraburgim për Limajn me shokë

(E plotësuar) Gjykata e Qarkut ka aprovuar kërkesën e prokurorit për zgjatjen edhe për dy muaj të paraburgimit ndaj të arrestuarve në rastin Kleçka: Fatmir Limajt, Nexhmi e Naser Krasniqit si dhe Naser Shalës.
Prokurori ka kërkuar edhe dy muaj paraburgim për të paraburgosurit e akuzuar për krime lufte në të ashtuquajturin rasti ”Kleçka”, për të cilin po mbahen në paraburgim 8 persona.
Ndonëse Tahir Rrecaj, avokati i deputetit Fatmir Limaj, ka deklaruar se konsideron të panevojshëm masën e paraburgimit, Gjykata e Qarkut vendosi në favor të kërkesës së prokurorit.
Limaj është paraburgosur me 24 nëntor dhe gjykata ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes ndaj këtij masës së paraburgimit.
Muaj më parë gjykata kishte hedhur si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt i njohur si dëshmitar X, që kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast, raporton Koha.
Por, prokurori i rastit kishte deponuar një ankesë ndaj këtij aktgjykimi dhe Gjykata Supreme kishte vendosur që rasti të kthehet në rigjykim ndërsa provat e dëshmitarit Zogaj shpalleshin të pranueshme.
Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë.
--------------
Pritet vendimi i gjykatës në Rastin "Kleçka"
Gjykata e Qarkut pritet të vendos sot nëse do të aprovoj kërkesën e prokurorit për zgjatje ose jo të paraburgimit ndaj të paraburgosurve në rastin Kleçka: Fatmir Limajt, Nexhmi e Naser Krasniqit si dhe Naser Shalës.
Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj i ka thënë Radio Kosovës se nuk ka asnjë arsye të bazuar që ata të mbahen në paraburgim.
Prokurori ka kërkuar edhe dy muaj paraburgim për të paraburgosurit e akuzuar për krime lufte në të ashtuquajturin rasti Kleçka, për të cilin po mbahen në paraburgim 8 persona.
Tahir Rrecaj avokati i deputetit Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata pritet të vendos sot rreth kësaj kërkese të prokurorit. Ai tha se vazhdon ta konsiderojë të panevojshëm masën e paraburgimit.
“ Ne nuk kemi marrë kërkesën e prokurorit, por në këtë rast gjykata duhet të vendos sot për shkak të fundjavës. Ne presim lirimin sepse mendojmë që paraburgimi është krejtësisht i panevojshëm”, ka thënë Rrecaj.
Limaj është paraburgosur me 24 nëntor dhe gjykata ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes ndaj këtij masës së paraburgimit.
Muaj më parë gjykata kishte hedhur si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt i njohur si dëshmitar X, që kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast.
Por, prokurori i rastit kishte deponuar një ankesë ndaj këtij aktgjykimi dhe Gjykata Supreme kishte vendosur që rasti të kthehet në rigjykim ndërsa provat e dëshmitarit Zogaj shpalleshin të pranueshme.
Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë./Indeksonline/