E Diel, 1 Nëntor 2026

A.SH.SH: Serbët në Prishtinë i bëjnë akademikë

“Sherri” mes Akademisë së Shkencave shqiptare dhe asaj kosovare duket se nuk ka përfunduar ende.

Ditën e djeshme Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka reaguar rreth akuzave që i ka bërë Prishtina, në reagim thuhet “Ne vetëm në konferenca i ftojmë serbët, ndërsa Prishtina i bën akademikë ata që punuan për memorandumet famëkeqe!” 

Sipas alb-observer.com, dje në një deklaratë për mediat, Akademia sqaron se si pjesë e Unionit Ndërkombëtar të Akademive të Evropës (ALLEA) dhe e rrjetit të Akademive të Botës (IAP), në festimet e 40-vjetorit të themelimit të saj u ftuan akademitë e Evropës e të rajonit, përfshirë dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë.

Ndër të tjera, në këtë deklaratë shtohet se është i njohur e jashtë çdo dyshimi, roli që tradicionalisht ka luajtur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë dhe memorandumet famëkeqe të I. Garashaninit e V. Çubrilloviçit deri te më i fundit “Memorandumi SANU”, për nxitjen dhe justifikimin e spastrimit etnik, të dhunës dhe të krimeve të forcave shoviniste serbe kundër shqiptarëve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›