E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sopot kapen 50 kg marijuane

Dy persona janë shpallur në kërkim ndërsa janë sekuestruar 50 kg mariuanë si rezultat i policisë së Gjirokastrës, e cila çdo ditë është në ndjekje të transportuesve të kanabis sativa. Dy të rinjtë nga fshati Lazarat të cilët po transportonin me krahë nga një thes secili të mbushur me lëndë narkotike , po i afroheshin vendit të quajtur Antenat në malin e Sopotit, kur para tyre u shfaqën forcat e policisë. Ata kanë braktisur thasët me lëndë narkotike dhe janë larguar me vrap në shpatin e malit Sopot. Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në të dy thasët u gjetën 36 pako të mbushur me lëndë narkotike , me peshë të ndryshme secila ku varionin nga 1.3 deri në 1.5 kilogramë një pako, gjithsej 50 kilogramë Mariuanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›