Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, beteja për 3 ligjet e aministinë
Tiranë- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë thirren sot në një seancë të jashtëzakonshme për votimin e tre ligjeve të integrimit dhe amnistinë fiskale.
Por ende nuk dihet rezultati i kësaj seance të sotme.
Seanca është thirrur ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha e nis në orën 10:00. Në rend të ditës është miratimi i tre ligjeve: Projektligji për nënpunësin civil, projektligji për Gjykatën e Lartë dhe reforma parlamentare.
Me kerkesë të kryeministrit është përfshirë në rendin e ditës edhe amnistia fiskale. Që përmban pikëpyetje për deputetët se çfarë përmban ky draft, sepse nuk ka kaluar më parë në komisionet parlamentare.
Komisioni i Ligjeve nuk do të paraprijë seancën në Kuvend siç opozita kërkoi pak ditë më parë. Sepse mazhoranca i quan të diskutuara dhe miratuara në komisionin e ligjeve tre projektet e rendit të ditës.
Palët kanë konfirmuar prezencën, por jo qëndrimet e tyre në seancë.