E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 23 kg heroine ne Bari

BARI - Pjesetare te policise speciale italiane mengjesin e djeshem kane konfiskuar 23 kilograme heroine. Aksioni eshte kryer ne portin e Barit. Dyshimet e para ishin se droga kishte mberritur nga Shqiperia, por me pas gjate nje konference shtypi u be e ditur se lenda narkotike trafikohej nga kater shqiptare por kishte ardhur me traget nga Greqia. Ka qene nje operacion i madh i skuadres se hetuesve antimafie ne Bari. Keshtu kane deklaruar gjate dites se djeshme drejtues te policise italiane. Vlera e droges arrin tek 10 milione euro. Gjate ketij operacioni kane rene ne pranga kater persona shqiptare, te cilet udhetonin me dy makina, sapo kishin mberritur nga Greqia me nje traget. Operacioni eshte kryer pak para mengjesit nga njerezit e DIA-s ( skuadra per hetimin e mafies ne Bari). Sipas te dhenave, sasia e pare prej 11 kilogramesh ishte e fshehur ne nje makine te llojit "Benz", me targa shqiptare, te Tirane. Nderkohe qe pjesa tjeter e lendes narkotike prej 12 kilogramesh ishte fshehur ne nje makine te llojit "Audi A3". Ne makinen e pare te llojit "Benz -Mercedez", policia ka vene ne pranga shoferin, Ermal Aliaj, nderkohe qe ne makine tjeter eshte arrestuar Erion Ruka. Gjithashtu ne pranga jane vene dhe dy persona te tjere qe kane qene se bashku me dy drejtuesit e makinave. Keshtu jane arrestuar Arian Kertusha nga Durresi dhe Ervin Dema. Keta te dy dyshohet se jane organizatoret e operacionit te kalimit te droges. Policia italiane gjate nje konference shtypi beri te ditur se, droga kishte origjine nga Turqia. Me ane te tragetit nga Greqia, lenda narkotike me vlere 10 milione euro, ka hyre ne Itali, nga porti i Barit. Gjate operacionit te policise, pervec droges jane sekuestruar dhe 5 makina, shtate telefona celulare si dhe 7 mije euro kesh. Policia tha se te arrestuarit jane pjese e nje rrjeti nderkombetar trafiku. A. Cena

23 kile

Lende narkotike e llojit heroine jane sekuestruar nje dite me pare ne portin e Barit ne Itali. Droga me origjine nga Turqia, kishte hyre ne Itali, nga Greqia e jo nga Shqiperia, sic u tha ne fillim nga uniformat blu italiane.

4 shqiptare

Jane arrestuar gjate dites se djeshme pasi jane kapur me sasine e lendes narkotike, me nje vlere prej me shume se 10 milione euro. Dy prej te prangosurve drejtonin makinat me heroine, nderkohe qe dy te tjeret ishin shoqerues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›