Vetevarja e mistershme e emigrantit nga Shkodra
TIRANE - I jep fund jetes ne menyre te mistershme nje emigrant shqiptar, qe jetonte dhe punonte ne Greqi. 22-vjecari Astrit Hasani, eshte gjetur i vetevarur ne oborrin e shtepise se tij, ne fshatin Fushe Mezez, disa kilometra larg kryeqytetit. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Keto te fundit kane thene, se nuk dihen shkaqet e ketij veteflijimi, por dyshimet e para jane qe, gjate darkes i riu te kete pasur nje perplasje me familjaret e tij, per te shkuar serish ne Greqi dhe kjo kerkese nuk i eshte miratuar. I riu sipas te dhenave kishte pak kohe qe kishte ardhur ne shtepi nga shteti helen. Prej vitesh familja Hasani, banonte ne kete fshat te Tiranes, pasi kishin ardhur nga Shkodra, ku dhe kishte lindur i riu. Por deshira e tij per te shkuar serish ne Greqi dhe kundershtimit, qe sipas policise kane bere familjaret e tjere, duket se ka sjelle tragjedine ne familjen shkodrane.
NGJARJA
Astrit Hasani, eshte gjetur i vdekur ne mengjes ne oborrin e shtepise se tij, nga e ema. Menjehere ajo ka vene kujen per ngjarjen qe kishte ndodhur. Ne shtepine Hasanit, ka qene dhe djali tjeter, i cili ka dale menjehere jashte. Ne kete gjendje familjaret kane dashur qe te ndihmojne 22-vjecarin, por cdo gje ka qene e kote, pasi ai kishte nderruar kohe me pare. Pas ketij momenti, familjaret kane njoftuar policine e tij, ka ardhur ne vendin e ngjarjes. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit thane se kane qene efektivat e Komisariatit numer 6, qe kane shkuar ne banese, ne Fushe Mezez dhe kane nisur hetimet.
POLICIA
Njoftimi per ngjarjen e rende te ndodhur eshte bere nga familjaret, te cilet ne oren 07:45 minuta kane marre ne telefon policine. Veteflijimi kishte ndodhur ne Fushe Mezes. Ne drejtim te baneses kane shkuar efektivat e Komisariatit numer 6 te policise. Keta te fundit ishin njoftuar se ngjarja e rende kishte ndodhur ne oborr. Pas hetimeve te bera policia ka identifikuar viktimen, si 22-vjecarin Hasani. Nderkaq jane njoftuar dhe ekspertet mjekoligjore qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane bere hetimet ne lidhje me vdekjen tij. Keta te fundit kane saktesuar se, "Astrit Hasani, eshte vetevarur me litar ne qafe rreth ores 03:30 deri ne 04:00. Ai ka gjetur vdekjen menjehere". Nderkohe qe nuk ka pasur shenja qe mund te lindnin ndonje dyshim per ndonje ngjarje te qellimshme.
Artan Cena