Bankat te rrezikura nga te jashtemit
Kreditimi me ritme te shpejta dhe per rrjedhoje rritja e huas me probleme eshte vene ne fokus te trupes akademike te Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin e Tiranes, te cilet i kane kerkuar Bankes se Shqiperise qe te ushtroje nje mbikeqyrje me te rrepte ndaj sistemit. Bankat nderkombetare kontrollojne rreth 45 per qind te aseteve bankare totale ne rajon dhe mbi 90 per qind ne Shqiperi. Dekani i fakultetit te Ekonomise te Universitetit te Tiranes, Prof. Dr.Omer Stringa, duke folur per vershimin e kapitalit te huaj ne sistemin bankar te rajonit, theksoi se Shqiperia ka prezencen me te larte te ketij kapitali si dhe nje rritje te ndjeshme te kreditimit, vecanerisht ne kater vitet e fundit. Ne tregun shqiptar aktualisht ushtrojne aktivitetin 16 banka te nivelit te dyte. Nga te cilat vetem tre banka jane me kapital pjeserisht vendas. Por edhe keto tri banka, futen ne grupin e bankave te vogla dhe me influence jo te madhe ne treg. Tregu bankar me se shumti dominohet nga banka me origjine greke, italiane dhe austriake. Nje krize ne sistemet financiare te ketyre vendeve percillet edhe ne vendin tone, prandaj mbikeqyrja ne drejtim te tyre duhet te jete shume vigjilente, thuhet ne konkluzionet e akademikeve. Ne fakt Banka e Shqiperise para pak ditesh ka forcuar rregulloren ndaj bankave dhe degeve te bankave te huaja qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone. Banka e Shqiperise ka kerkuar me shume disipline lidhur me transparencen e bankave ne teresine e produkteve dhe sherbimeve, qe ofrojne per klientelen dhe publikun ne teresi dhe forcimin e disiplines se tregut, lidhur me rritjen e kerkesave per publikimin e informacionit mbi gjendjen financiare dhe profilin e rrezikut te bankave dhe degeve te bankave te huaja etj. Rregullorja u forcua pas problematikes me transparencen per produktet dhe sherbimet bankare e financiare dhe problematikes se shfaqur ne bankat e sistemit, lidhur me transparencen e tyre ne produktet dhe sherbimet bankare te ofruara per publikun ne pergjithesi dhe klientelen ne vecanti.