Misri shterpe, perfitojne 266 familje
ELBASAN- Fermeret e Elbasanit te demtuar nga fara e misrit te skaduar do te demshperblehen ne baze te rendimentit mesatar te vitit te kaluar. Drejtoria e Bujqesise ne Elbasan konfirmon se eshte verifikuar siperfaqja e mbjelle me faren e marre nga firma "AgroBlend", e cila arrin ne 82 hektare miser. Sipas drejtorit te Drejtorise se Bujqesise, Shkelqim Elezi, siperfaqja e mbjelle me faren e misrit te skaduar na qarkun e Elbasanit perben vetem 4 per qind te siperfaqes se pergjithshme te mbjelle me kete bime ne qarkun e Elbasanit. Elezi tha se aktualisht jane verifikuar 82 hektare me miser te mbjella me faren "Aliseo" te "AgroBlend", e cila e ka blere nga nje prej kompanive me te medha te tregtimit te farerave ne Europe, firma franceze. Sipas tij ne Elbasan jane verifikuar 82 hektare qe i perkasin 266 familjeve. "Gjate nje takimi te perbashket nga Ministria e Bujqesise me perfaqesues te firmes, tregtareve te farerave dhe Entit Shteteror te Farerave dhe Fidaneve, u arrit marreveshja e demshperblimit ne masen 100 per qind te te gjitha familjeve te demtuara", tha Elezi per "KJ". Si kriter per demshperblimin eshte marre rendimenti mesatar i vitit 2007 per rrethet perkatese. Keshtu 134 familje ne rrethin e Elbasanit me nje siperfaqe 44 hektare do te marrin 38,6 kuintale per hektare, rrethi i Peqinit me 44 familje dhe 12 hektare te mbjella me miser do te marre 42,6 kuintale per hektar, ndersa Gramshi qe ka nje rendiment me te ulet me 44 familje, do te marre 26 kuintale".
F.Salliu
F.Salliu