E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 250 kg hashash në Kombinat, arrestohen poseduesit

Tiranë- Policia e Tiranës ka sekuestruar paraditen e sotme 250 kg lëndë narkotike në zonën e ‘Kombinatit’. Lënda narkotike u sekuestrua pas përfundimit të operacionit të koduar Poker ku në pranga ranë 5 shtetas ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë procedimi penal për këta shtetas nisi 3 muaj më parë dhe mbi tashmë rëndojnë akuzat për konsumim të veprave penale të prodhimit, mbajtjes, shitjes dhe të trafikimit të lëndëve narkotike në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Mësohet se droga e llojit hashash vinte nga Malësia e Vlorës dhe është gjetur në mjetin tip furgon me targa TR 82 39 M. Ndërkohë policia bën të ditur se operacioni për zbardhjen e të gjithë të implikuarve po vazhdon teksa uniformat blu kanë kontrolluar të gjithë zonën përreth përfshirë edhe disa banesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›