Sekuestrohen 300 kg hashash, tre në kërkim

Foto ilustruese
SARANDE- Policia e Sarandës njoftoi sot sekuestrimin e 300 kilogramë hashash në afërsi të Liqenit të Butrintit, në vendin e quajtur Sorronesa.
Sipas të dhënave të para tre persona kanë qenë duke transportuar me mushka hashashin, të ndarë në 10 çanta.
Të tre poseduesit e lëndës narkotike kanë mundur ti shpëtojnë policisë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Droga kishte si destinacion Greqinë.