Ish i burgosuri i Guantanamos nuk lejohet të kthehet në shtëpi

Sherfi Almeshad
TIRANE- Tirana zyrtare nuk ka lejuar kthimin në shtëpi të një shtetasi Egjiptian, ish i burgosur i Guantanamos, Sherfi Almeshad, edhe pse qeveria post- Mubarak ka thënë se ai është i mirëpritur të kthehet përsëri.
Sipas Balkan Insight, autoritetet shqiptare kanë mohuar në mënyrë të përsëritur kërkesat Almeshad për t’u kthyer në shtëpi, edhe pse qeveria e re në Kairo i ka ofruar garanci me shkrim, se ai do të jetë i mirëpritur në Egjipti dhe se nuk do të përballet me rreziqe atje.
Policia kufitare shqiptare e ka penguar dy herë edhe gruan e Sherif, që të udhëtojë në Egjipt, edhe pse ajo është një shtetase shqiptare dhe ka një vizë të vlefshme egjiptiane.
Agjenti i shërbimeve sociale, Katie Taylor, thotë se duke mohuar të drejtën e Almeshad për lirinë e lëvizjes, qeveria ne Tirane po thyen ligjin ndërkombëtar.
Sipas Taylor, vende të tjera evropiane që kanë strehuar ish të burgosur të Guantanamos, i kanë lejuar ata që të kthehen në vendet e tyre, kjo si pasoje e ndryshimeve politike të krijuara nga Pranvera Arabe.
Sipas Balkan Insight, ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk ka pranuar të shpjegojë se pse po i mohohej kthimi në shtëpi Almeshad, dhe se pse policia kufitare ka ndaluar dy herë gruan e tij shqiptare.
Ndërkohë, Almeshad një ish biznesmen, i cili u mbajt i paakuzuar për tetë vjet në burgun e Guantanamos në Kubë, mbetet ende në pritje për t’u ribashkuar me familjen e tij në Egjipt, të cilën ai nuk e ka parë për më shumë se një dekadë.