E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapen 300 kg hashash, tre në kërkim

Foto ilustruese

300 kg hashash, që synohej për tu transportuar në drejtim të Greqisë është sekuestruar nga policia. Lënda narkotike po transportohej me mushka ndërsa bllokimi është bërë afër pyjeve të Sorones në Sarandë.

Policia nuk ka mundur të arrestojë personat të cilët po kryenin trafikimin e lëndës narkotike. Por bëhet e ditur se të paktën tre persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet si ishin trafikantët që po kryenin transportin e drogës.

Me të njëjtën mënyrë transporti, pak ditë më parë, po transportohej nga Lazarati për në Delvinë dhe më pas të kalohej në Greqi, një sasi prej 140 kg marijuanë por policia arriti të kapë trafikantët. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›