Berisha: Opozita po ndjek taktikë bllokuese

Në fjalën e tij, pas inaugurimit të dy segmenteve rrugore, Lapidari–Koritë dhe Koritë– Liqenas, në Korçë, kreu i ekzekutivit tha se "drejtuesit e opozitës, në një ras unik në Europë dhe në botë, kanë vendosur që të përdorin pushtetin që u kanë dhënë zgjedhësit, për të dëmtuar për interesa personale, interesat e çdo shqiptari".
"Votimi i ligjeve me 3/5, është detyrë që buron nga përgjigjësia e çdo të zgjedhuri para zgjedhësit të tij, është detyrë që buron nga interesi jetik i çdo qytetari shqiptar", tha Berisha.
Duke u shprehur se pavarësisht kësaj, opozita nuk do të mund të pengojë procesin e integrimit të vendit drejtë Bashkimit Europian, kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë për të diskutuar për paktin prej 10 pikash të kryesocialistit Edi Rama, por vetëm pas pranimit të tyre nga ODHIR.
"Po, jam dakort për reformë zgjedhore sepse ne respektojmë opozitën. Bëj amendamentet për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dhe ne i votojmë në parlament pas miratimit të tyre", tha kryeministri./Start/
2011-10-09 13:45