E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, SHBA: 360 mijë USD për vëzhgimin e 8 majit

TIRANE-  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi sot se zgjedhjet vendore janë e ardhmja e Shqipërisë" dhe se SHBA pret të shohim konkurencë në këto zgjedhje.

"Në SHBA shpesh themi që e gjithë poltika është vendore. Dhe këto zgjedhje vendore janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Presim të shohim konkurencë dhe fushatë zgjedhore mes shumë partive duke përfaqësuar pikëpamje të ndryshme. Zhvilli i fushatës është pjesë e procesit demokratik dhe është e nevojshme. Qytetarët duhet të dëgjojnë cka thonë politikanët, dhe ata që i përfaqësojnë dhe ti marrin vendimet e tyre. "- nënvizoi ambasadori Aleksandër Arvizu në një prononcim për shtyp nga selia e ambasadës.

Ambasadori informoi për një shumë prej 360 mijë dollarësh dhe trajnues në ndihmë të zgjedhjeve lokale të parashikuara për 8 maj.
Sipas zoti Arvizu vëzhgimi i trajnuesve është i rëndësishëm dhe ata duhet të marrin përgjegjësitë që kanë.

Më pas njoftoi për nismën e konkursit që ambasada amerikane do të publikojë javën e ardhshme në profili e saj në facebook. Konkursi do të jetë për sloganin apo fraza më e mirë që ka në vetvete frymën e zgjidhjeve. Ambasadori shtoi se do të ketë cmime që do të ndahen për sloganin më të mirë.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›