E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 60 kg kanabis në portin e Vlorës

Lënda narkotike e sekuestruar

Një sasi droge është bllokuar në orët e drekës në portin e Vlorës. Bëhet fjalë për rreth 60 kg, të cilat ishin paketuar dhe vendosur në pjesën e sipërme të një automjeti Iveco me targa italiane. Mjeti AA 312 AD është ndalur teksa do të kalonte traun doganor.

Efektivë të antidrogës dhe policisë kufitare kanë kontrolluar pjesën e sipërme të tij, duke gjetur të mirësistemuar sasinë e paketuar. Në kushtet e flagrancës është ndaluar 30-vjeçari Altin D, i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në momentin që po kërkonte të udhëtonte drejtë Italisë.

Menjëherë është dokumentuar sasia e gjetur, e cila do të transportohej nëpërmjet tragetit të linjës për në Itali. Lënda është e tipit kanabis. Rasti më i fundit i ngjashëm në portin e Vlorës u shënuar vetëm disa javë më parë, kur kanabisi u tentua të kalohej nëpërmjet autobusit të pasagjerëve të një prej agjencive që operojnë në transportin me Italinë.

Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›