Timoshenko i kërkon ndihmë BE-së
Në Ukrainë është instaluar një regjim autoritar dhe pushteti është në duart e një njeriu të vetëm: presidenti Viktor Janukoviç. Vetëm Bashkimi Europian mund ta ndihmojë ish-republikën sovjetike të jetë sërish e lirë, duke nënshkruar me Kievin një marrëveshje bashkëpunimi e duke krijuar një zonë të lirë shkëmbimi.
Kjo është sinteza e mesazhit të lëshuar nga ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, në një letër dërguar agjencive më të mëdha të lajmeve në Europë. Timoshenko e ka shkruar letrën nga burgu i Keivit, në të cilin ndodhet që prej 5 gushtit të këtij viti.