Sekuestrohen biznese dhe pasuri të të dyshuarit për grup kriminal dhe narkotizëm

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Prokuroria e Gjirokastrës njoftoi sot se janë sekuestruar pasuritë e shtetasit D.A., i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal, tek prodhimi e shitja e narkotikëve.
Pas kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, janë sekuestruar pasuritë e truallit, magazinave dhe bizneseve që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i D.A. Përmes hetimeve paraprake, Prokuroria ka zbuluar se D.A. nuk justifikon pasuritë e tij dhe të familjarëve me të ardhurat dhe burimet financiare të ligjshme.
Gjatë procedimit pasuror u identifikuan pasuritë e paluajtshme, blerja e të cilave nuk justifikohet me të ardhurat e këtij shtetasi dhe të familjarëve të tij, të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit të sipërpërmendur dhe konkretisht:
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;
-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;
-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;
-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;
-Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
-Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005 fshati Kordhocë, Lazarat;
-Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 fshati Kordhocë;
-Fushë mini futbolli me sip. 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat;
-Autoveturë “Mercedes Benz”.
Veprimet janë realizuar në kuadër të hetimeve për pasuritë që dyshohet se janë të fituara përmes veprimtarive kriminale.
/a.f/r.e/