E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata Berisha ne Ballsh 8 maji fundi politik i Edi Rames

BALLSH- Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kadidaten e Aleances per qytetarin per Bashkine e Ballshit Dallendyshe Allkaj.

Ndersa beri nje seri premtimesh kryeministri Berisha tha se tek alternativa jone secili ka rrugen e tij.

Ne iu garantojme se ne vitet qe do te vijne do te 6 fishohen investimet ne kete rreth dhe jam i sigurte se ne sektorin e naftes rafinimit te perpunimi dhe nxjerrjes se saj do te shumefishohen investimet si per shumefishimin e prodhimit dhe per mbrojtjen maksimale te mjedisit- tha ai.

Per kreun e opozites 8 maji do te jete fundi i tij politik tha kryeministri.

Ate te rruges se vetmise le tja leme shokut Edvin Rama. Ec vazhdo vazhdo zoti Rama se ne daten 9 Maj do arrish tek banesa e vetmise. Rruga e vetme eshte rruga e vetmise. Ne kemi perpara nje fillim te ri ti ke perpara nje fund te ri plotesisht te merituar -tha ai.



Kryetari i Partise Demokratike dhe kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar nje takim elektoral ne qytetin e Patosit ku prezantoi kandidatin per bashkine e ketij qyteti Dilaver Kamberi.

Berisha vleresoi se Kamberi si nje nga njerezit me te suksesshem te ketij qyteti dhe tha se do te beje gjithcka qe ne kater vitet qe vijne ne menyre qe Patosi te shnderrohet ne nje qytet te zhvilluar. Berisha premtoi rindertimin e stadiumit dhe 24 ore uje per qytetaret e Patozit.

Zotimi yne per ju eshte patozi 24 ore uje ne te gjithe territorin e tij po ndertojme kolektorin e ujerave te zeza si dhe te gjitha rruget dhe rrugicat e qytetit. Do te rindertojme stadiumin e qytetit ne menyre qe aktivitetet sportive te njohin nivele te reja zhvillimi. Ne qytet do te krijojme parkun industrial ne menyre qe investimet e vendit dhe te huajat gjate kater viteve qe vijne te shumefishohen dhe te shnderrohet ky park ne nje gjenerator te fuqishem te punesimit te qytetareve te Patosit tha Berisha.

Ai shtoi se besimi yne bazohet dhe ne faktin se keto vite ne se bashku kemi realizuar endrrat shekullore te shqiptareve. Nga ana tjeter Berisha tha se alternativa e opozites eshte rruga e mohimit te arritjeve.



Takimi ne Ballsh
Po sot ne vijim te prezantimit te kandidateve te koalicionit Aleanca per qytetarin per zgjedhjet e 8 majit Berisha eshte ndalurne Ballsh ku prezantoi Dallendyshe Allkajn si kandidate per kryetare te kesaj bashkie. Berisha premtoi gjashtefishim te investimeve ne kete rreth sidomos ne sektorin e naftes rafinimit perpunimit e nxjerrjes se saj.

Me Dallendyshen do te shumefishojme investimet ne Bashkine e Ballshit me Dallendyshen te gjitha rruget e ketij qyteti do te asfaltohen sistemi i ujesjelles-kanalizimeve do rindertohet e ju do te keni uje 24 ore. Mjedisi dhe mbrojtja e tij nga nafta do te njohe standardet me te larta. Stadiumi juaj do te rindertohet ne menyre qe skuadra te qendroje gjithnje e me lart. Secili me skuadren e tij. Une jam me ate qe ben gola. Ju garantoj se ne kete qytet ne do te financojme cdo projekt u premtoi ai qytetareve te Ballshit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›