Kujdes me kredite e reja ne euro pritet rritje e interesave
TIRAN- Normat e interesit te kredive ne euro qe leshohet momentalisht nga bankat tregtare ne vend mund te cilesohet si me te ultat dhe me te preferueshmet nga individet dhe bizneset. Zakonisht norma e interesit perllogaritet duke marre per baze nivelin e euriborit plus interesat qe vendos banka.
Momentalisht nje nder perberesit kryesore te perllogaritjes se interesave qe duhet te paguajne klientet euribori eshte ne minimumet e tij historike rreth 2.1 per qind. Kjo ben qe kredite qe leshohen tani ne euro te jete me interesa disi me te ulta krahasuar me dy apo tre vite me pare kur ky tregues vertitej ne rreth 5 per qind.
Kane qene te shumte ata qe i jane gezuar nje situate te tille por ka gjasa qe ajo te mos zgjase edhe per shume kohe. Specialistet e fushes parashikojne nje rritje te nivelit te euriborit te muajt ne vazhdim nisur edhe nga zhvillimet ne ekonomite e vendeve te Bashkimit Evropian duke rritur keshtu ne menyre automatike edhe kostot per ata te cileve interesat e kredive ne euro iu perllogariten euribor plus interesin e bankes.
Euribori
Niveli i euriborit qe eshte aktualisht cilesohet ne nivelet me te ulta te tij pas nderhyrjeve qe beri ne veren e kaluar Banka Qendrore Europiane ne normen baze te interesit me qellim stimulimin e kredidhenies dhe rritjes se aktivitetit ekonomike ne zonen euro.
Deri ne fund te vitit 2008 euribori arriti kulmin e tij duke shkuar ne rreth 5.5 per qind. Gjate kesaj kohe kredite interesat e te cilave perllogariteshin euribor plus interesin e bankes shenuan rritje te konsiderueshme. Me pas ky nivel pesoni ulje duke arritur ne pak me shume se 1 per qind ne veren e vitit 2010.
Pas nderhyrjes tjeter te Bankes Qendrore Europiane duke rritur se fundmi normen baze te interesit euribori ka filluar perseri te rritet duke u kuotuar momentalisht ne rreth 2.1 per qind. Pikerisht me kete ka te beje edhe paralajmerimi i eksperteve.
Paralajmerimi i specialistve te Bankes se Shqiperise u be gjate nje takimi me mediet te cilet theksuan kujdesin qe duhet treguar ne marrjen e kredive ne euro gjate kesaj periudhe. Kjo per shkak pritet qe interesat e uleta te mos vijojne edhe per shume kohe.
Me nderhyrjen qe beri Banka Europiane duke rritur normen e interesit per euron tregoi edhe pritshmerite e saj per zhvillimin e ekonomike ne pergjithesi duke paralajmeruar keshtu edhe rritje te metejshme te normave te interesit.
Kjo pritshmeri vjen edhe per shkak te shtrenjtimit te karburanteve si dhe dritherave te cilat mund te rrisin inflacionin ne BE.
Kredite
Kredite ne euro perbejne pjesen me te madhe te portofolit te kredise te bankave tregtare ne vend. Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise deri ne fund te muajit shkurt 2011 bankat kane leshuar kredi ne euro ne vleren e rreth 290 miliarde lekeve kundrejt 180 miliarde lekeve ne monedhen vendase.
Paralajmerimi i eksperteve te fushes behet edhe me serioz nese verehet ecuria e rritjes se kredive ne euro pergjate muajit shkurt 2011 krahasuar me ato ne leke. Nese deri ne fund te shkurtit bankat kane leshura rreth 5.8 miliarde leke kredi te reja ne leke kredite e reja ne euro perllogariten te jene ne vleren e rreth 10 miliarde lekeve.
Ky eshte nje tregues i rendesishem per te pare ndikimet qe mund te kete ne xhepat e individeve apo bilancet e ekonomive rritja e euroborit.
fare eshte dhe pse ka rendesi euribori
Niveli i euriborit i referohet nje norme interesi bazuar ne oferten dhe kerkesen e parase ne tregun evropian si dhe ne kuotat ditore te derguara nga bankat me te medha evropiane. Niveli i euriborit eshte i rendesishem sidomos ne kredite qe kane norme interesi te ndryshueshme. Interesi total i nje kredie perbehet nga norma e interesit qe vendos banka plus nivelin e euriborit.
Nje pjese e portofolit te kredive nuk financohet nga depozitat por nga para qe bankat kredidhenese i marrin nga bankat tjera nderkombetare sigurisht kundrejt nje norme fitimi per kete te fundit.
Per shembull nese momentalisht nje banke ofron kredi me interes 5 per qind plus euribor 2.1 interesi total qe do te paguaje kredimarresi eshte 7.1 per qind. Ne rast se euribori shkon ne 4 per qind ai nuk do te paguaje me 7 per qind por 9 per qind interesa. Ndryshimi i euriborit eshte pasqyruar ne kestet e kredive ne euro qe kane paguar gjate muajve te fundit nje pjese e mire e kredimarresve shqiptare.