E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli me të rinjtë: Inovacioni një ëndërr e bërë realitet

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit ishte sot e ftuar në promovimin e nismës së një grupi të rinjsh për zhvillimin e teknologjisë dhe inavocionit në vend.

Projekti që synon nxitjen e mëtejshme të teknologjisë elektronike është pjesë e netëorkut ndërkombëtar TED, i krijuar që në vitin 1984.

Kryetarja e Kuvendit duke përgëzuar të rinjtë organizator, tha se e ardhmja është teknologjia, inovacioni, që tashmë në Shqipëri janë realitet.

Zonja Jozefina Topalli vlerësoi faktin që të rinjtë shqiptarë janë konkurues të denjë në teknologjinë e inovacionit, si sfidë kryesore në kohët e globalizmit.

Më tej Kryetarja e Kuvendit u shpreh se: “Në sfidat e sotme të globalizmit ne duhet të jemi të parët. Një vend që për shkak të shtresave të saj sociale, të një popullsie të re, të një energjie dhe vizioni të jashtëzakonshëm adapton ndër të parët teknologjitë e fundit.”
(e.m/NEWS/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›