Sekuestrohet drogë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë

Lënda narkotike u bllokua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ndërsa poseduesi i drogës, një 18 vjeçar nga Elbasani u largua nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim nga Policia lokale.
Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në autobus nga punonjësit e kufirit, ndërsa poseduesi i drogës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.
Mësohet se 18 vjeçari nga Elbasani është larguar me shpejtësi nga vendngjarje drejt pyllit të Katundës, mbi fshatin Kakavijë dhe aktualisht vijon aksioni për ndalimin e tij. Nga të njëjtat burime mësohet se lënda narkotike, e mbështjellë me letër natërban e ndarë në dy pako, ishte fshehur në valixhen personale të poseduesit. /S.Ll/Start/
2011-09-05 17:33