E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet hashash Lazarati, shpëtojnë tre korrierët

Gazeta Shqip

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 105 kilogramë hashash, teksa po nxirrej nga fshati Lazarat. Droga po transportohej me krahë dhe kishte për destinacion Greqinë.

Burimet policore sqaruan se në vendin e quajtur Revani, në rrëzë të malit Bureto, mbi qytetin e Libohovës, tre shtetas po transportonin lëndën narkotike, por sapo kanë parë që po i ndiqte policia kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe tereni mjaft i thyer.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes 105 kilogramë marijuanë të paketuar dhe vendosur në çanta, ndërkohë që po punon për zbulimin dhe kapjen e korrierëve të drogës.

23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sekuestrohet hashash Lazarati, shpëtojnë tre korrierët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›