"Shqipëria në flakë", vatra zjarri në kryeqytet e rrethe
E enjtja është mbyllur me flakë në shumë zona të vendit. Jo vetëm rrethet, por dhe vetë kryeqyteti është përfshirë sonte nga flakët, ku janë regjistruar katër vatra zjarri: një në Kombinat, ku në rrezik janë edhe banesat, dy në Farkë, ndërsa një tjetër vatër zjarri është shënuar te “Fusha e Aviacionit”. Sipas policisë drejt “Fushës së Aviacionit” janë nisur dy forca zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Nga ana tjetër tepër e vështirë paraqitet situata në Pukë për shkak të zjarrit që ka përfshirë dhjetëra hektarë në komunën e Qerretit. Sipas zjarrfikësve era po favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi, ndërsa po punohet për lokalizimin e flakëve.Si pasojë intensitetit të flakëve po vështirësohet puna e zjarrfikësve për ndërhyrje, ndërsa janë evakuar banorët në lagjen Rukaj të fshatit Luth.