E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyfishohen vatrat e zjarrit në vend, 33 vatra aktive në gjithë territorin

Përkeqësohet situata e zjarreve në territorin shqiptar, ku nga 15 vatra zjarri të regjistruara vetëm një ditë më parë, e enjtja është mbyllur me 33 të tilla, pra dyfishi i së mërkurës. Bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të Qeverisjes Vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata paraqitet si më poshtë:

Qarku Dibër: Ka kaluar në 8 numri vatra aktive të zjarrit. Në Kaçn, Liqeni Bruçit, Lura 1, Shupenzë, në fshatin Mazhicë, në Luçan; Zall Gjoçaj; Fushë Bulqizë në Qafën e Klenjës. Forcat të shërbimit zjarrëfikës, të shërbimit pyjor, por edhe banorët e komuniteteve respektive po punojnë pa pushim për shuarrjen e tyre.

Qarku Elbasan: Ka 1 vatër zjarri aktive, në fshatin Lubinjë, komuna Tunjë, rrethi Gramsh, ku forcat zjarrëfikëse dhe ato të shërbimit pyjor, po ndihmohen edhe nga 1 togë FA-ve për shuarrjen e tij.

Qarku Gjirokastër: 2 vatra zjarri: në fshatin Zhabokikë, komuna Luftinjë dhe vatra mbi Ujin e Ftohtë të Tepelenës. Banorët e fshatrave dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarrjen e tyre.

Qarku Kukës: Ka 3 vatra aktive. Vatra në fshatin Zapod komuna Zapod tani është 70% e izoluar dhe forcat e Shërbimi Pyjor, 19 forca të PMNZSH-së dhe 30 forca nga komuniteti vijojnë nga puna për fikjen e tj.

Vatra e Qaf Komit është pjesërisht e izoluar, punojnë 25 forca të Fa-ve dhe të shërbimit pyjor.
Vatra në ekonominë Surroj, mbetet shqetësuese. Banorë të komunitetit, shërbimit Pyjor vijojnë nga puna për izolimin e tij.

Qarku Lezhë: 4 vatra aktive zjarri. Vatra në fshatin Malaj bashkia Rreshen, vatra në fshatin Selitë, komuna Selitë, vatra në Kaçinar dhe vatra e re në fshatin Gallatë, komuna Selitë në Kurbin.

Qarku Shkodër: 9 vatra aktive zjarri. Vatra në fshatin Gajtan, komuna Gur i Zi; në fshatin Vilz, komuna Postribë; në fshatin Lekaj, komuna Shalë.
Në komunën Iballë të Pukës janë 3 vatra zjarri; në fshatin Gojan-Shkozë, komuna Gjegjan, në malin e Krrabit dhe vatra më e re e pasdites po në komunën Qerret, në fshatin Luf, e cila ka intesitet të lartë për arsye të erës së fortë dhe mund të përparojë drejt banesave e fshatit. Aty janë përqendruar forcat të shumta zjarrfikëse të Pukës si dhe nga vetë komunitetit.


Qarku Tiranë: Ka 2 vatra zjarri aktive. Vatra tek Lapidari i Krrabës, ku forcat zjarrfikëse operojnë me vështirësi të madhe për arsye të terrin të vështirë dhe vatra tek rezervuari i Sharrës në Kombinat. 2 toga të FA-ve po operojnë në në secilën vatër.

Qarku Vlorë: Ka 2 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në Karaburun ku digjet kullotë dhe vatra e zjarrit në Dukat digjet pyll me shkurre e kullotë. Në Dukat 10 forca zjarrfikëse dhe 20 forca nga komuniteti janë angazhuar për fikjen e zjarrit të ndihmuar edhe nga mjeti zjarrfikës i Repartit të Pasha Limanit.

Qarku Berat: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Durrës: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Fier: Nuk ka vatra zjarri aktive.
Qarku Korçë: Nuk ka vatra zjarri aktive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›