E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Tepelenë, shkrumbohen dy banesa në Zhapokik

Zjarret që kanë përshirë vendin, kanë shenjuar dy incidente në Tepelenë. Sipas policisë nje vater zjarri që për disa ditë dogji kullotat në kodrat e fshatit Zhapokik u riaktivizua sot pasdite, duke djegur dy banesa në lagjen "Mera". Sipas forcave zjarrfikësve, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje zjarri ka përfshirë një banesë të banuar dhe një banesë të vjetër.
 

Ndërkohë zjarri ka përparuar edhe në banesën e vjetër, duke e rrezikuar edhe atë. Ndërsa zjarrëfikëset kanë arritur të shuajnë zjarrin në një nga banesat, po punohet me intensitet për shuarjen e plotë të flakëve. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë ofruar edhe banorët për lolakizimin sa më shpejt të flakëve, pasi në rrezik janë dhe banesat përreth.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›