E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: Statusi i BE, shans i ri në pranverë

Shqiperia ka nje shans ne pranvere, per te marre statusin e vendit kandidat. Numri dy i Partise Socialiste Evropiane, Hanes Svoboda, rikonfirmoi dje, qendrimin e shprehur kohe me pare, se nese vendi yne zbaton rekomandimet e kerkuara dhe dialogu konstruktiv mes paleve vijon, shanset qe statusi te jepet ne pranvere te vitit te ardhshem, jane shume te medha. Me konkretisht, Svoboda u shpreh se nese marreveshjet e arritura deri me sot, mes forcave te medha politike, do te zbatohen, atehere rezultatet pozitive do te jene shume se shpejt se sa fundi i vitit te ardhshem. Svoboda vleresoi keshtu marreveshjet e arritura deri me sot mes forcave politike, ndonese pohoi se ato jane pak te vonuara ne kohe. Ndaj, sipas tij, nese do te vijohet te ecet me kete ritem, per statusin e vendit kandidat mund te diskutohet pranveren e ardhshme.

Zoti Svoboda, ju dhe zoti Kukan keni nje qendrim te perbashket lidhur me zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Per cfare behet fjale?

Ne jemi te kenaqur me zhvillimet e fundit ne Shqiperi dhe mesazhi qe ne duam t'ju percojme forcave politike shqiptare eshte se rruga drejt Evropes kalon permes bashkimit te tyre, jo vec e vec, jo kunder njera-tjetres dhe kjo eshte ne interesin e popullit shqiptar.

Kete te shtune eshte Kongresi i Partise Socialiste. Do te merrni pjese dhe duke qene se komisioneri Fyle do te jete prezent, a eshte nje rast i mire per te diskutuar edhe per Shqiperine?

Po, do te marr pjese. Ne jemi ne kontakt te perhershem me zotin Fyle dhe ai eshte shume i gatshem per te ndihmuar. Marreveshja pozite-opozite ne Shqiperi erdhi pak me vonese, per Samitin e 9 Dhjetorit, por gjithsesi, ndoshta ne pranvere te vitit te ardhshem, mund te flitet per statusin e kandidatit, pasi do te jete e rendesishme per promovimin e reformave evropiane ne Shqiperi.

Pra, eshte pak vone per te pritur nje sinjal pozitiv nga Samiti i 9 Dhjetorit. Por, mendoni se ka vertet shans per statusin e kandidatit ne pranvere?

Mesazhi duhet te jete se Shqiperia eshte ne nje situate te re, ne nje stad te ri. Te dy forcat me te medha politike kane rene dakord mbi parimet se si te ecin perpara. Nese ata i zbatojne marreveshjet e arritura dhe nese arrijne ate qe kane premtuar, mendoj se Shqiperise duhet t'i jepet nje shans ne pranvere per statusin e kandidatit. Kjo do te forconte vendosmerine e te dyja paleve per te kryer reformat e duhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›