Sekuestrohet një automjet luksoz i vjedhur në San Marino

Policia lokale bëri të ditur se makina e sekuestruar është Ferrari Maranelo, me ngjyrë të kuqe pa targa.
Sekuestrimi i këtij mjeti u krye pasi dje nga kontrolli i ushtruar mjeteve që hyjnë në Republikën e Shqipërisë dhe nga verifikimet e kryera në Interpol ky mjet rezultoi që të ishte i vjedhur në Republikën e San-Marinos ne Itali. Ndërkohë nga dokumentacioni i sekuestruar rezultoi se shtetasi i cili ishte në drejtimin e tij Dorjan Vishaj, e kishte blerë këtë automjet.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”./Start/
2011-07-16 13:44