E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina i kërkon Obamës të mos takojë Dalai Laman

“Ne fuqimisht kundërshtojmë çdo takim të ndonjë zyrtari të lartë me Dalai Laman në çdo mënyrë”, theksoi Hong Lei, një nga zëdhënësit e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, i cituar nga Al-Xhazira.

Hong theksoi se Kina i bën thirrje SHBA-ve “të anulojnë vendimin që Obama të takojë Dalai Laman sa më parë të jetë e mundur, dhe të mos bëjnë ndonjë gjë që përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës ose të dëmtojnë marrëdhëniet Kinë-SHBA ”.

Por, Shtëpia e Bardhë bëri një njoftim të premten vonë duke theksuar se Presidenti Obama mirëpret lidrein shpirtëror të shtunën dhe premton mbështetje për të drejtat e njeriut në Tibet.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-07-16 13:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›