Sarandë, aksione për bllokimin e mjeteve zhurmuese

Në Sarandë, policia bashkiake e qytetit ka ndërmarrë së fundi aksione të gjera për aksion për bllokimin e mjeteve të rënda, që shkaktojnë zhurma në zona të ndryshme.
Aksioni është përqendruar në zona ku ndërtimet janë më të mëdha, në afërsi të bregdetit, si në zonën Turizëm-Kanali i Çukës, etj.
"Sot ka qenë dita e parë e punës në terren dhe në asnjë rast nuk kanë hasur në rezistencë apo kundërshtime për të zbatuar vendimin e bashkisë", tha drejtori i Policisë bashkiake, Remzi Bani, duke shtuar se kontrollet do të jenë të pandërprera ditën dhe natën në të gjitha zonat. Ai tha se për kundravajtësit që refuzojnë të zbatojnë këtë urdhër do të ndërmerren sanksione, që shkojnë deri në bllokim të aktivitetit. /Start/
2011-07-16 13:58