E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui Censusi statistikat jane baza e transparences

Komisioni Evropian ka kënaqësinë që ta ndihmojë Institutin e Statistikave në realizimin e procesit të censusit.

Kështu është shprehur ambasadori i Komisionit Evropian, Etore Sekui, gjatë ceremonisë së përurimit të Qendrës së Skanimit dhe Përpunimit të të Dhënave të Censusit.

Qëllimi sipas tij i këtij procesi, duhet që të jetë ai i sigurimit të informacioneve statistikore më të mira.

“Bashkimi Evropian po ndihmon për të dhëna më të mira Shqipërinë. Ai ka akorduar 11 mln euro për statistikat, ku vetëm Qendra e sotme ka vlerë 1 mln euro. Kurse 2.5 mln euro, janë për statistikat e llogarisë kombëtare.

Është kërkuar aplikim i standardeve evropiane, pasi statistikat janë baza e transparencës”, tha ai.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›