Sekui: Konsensusi për presidentin mund të arrihet
Kur afati për zgjedhjen e një presidenti me 84 vota po shkon drejt finishit, ambasadori i BE-se, Etore Sekui, ka bërë edhe një apel të fundit për konsensus. Në emisionin A Shoë, ambasadori Sekui ka vlerësuar zhvillimit e fundit si pozitive duke theksuar se konsensusi mund të arrihet, por duhet që të gjitha palët të jenë të përfshira në proces.
“Mendoj se aktualisht po ndodh diçka pozitive. Ka aktorë që flasin me njëri-tjetrin. Ishte një takim mes kryeministrit dhe liderit të opozitës, qe është një sinjal shume i mire. Besoj se ata treguan vullnetin e mirë me këtë takim, me diskutimin që patën. Diskutimi është baza për gjetjen e konsensusit. Ka edhe aktorë të tjerë si zoti Meta që kanë ndihmuar të sjellin shpirtin e gjithëpërfshirjes në proces dhe kjo është gjë e mirë. Edhe në Evrope ekzistojnë dy fjalë kyçe: dialog dhe konsensus. Kam besim se përmes dialogut konsensusi mund të arrihet, por kjo do të thotë se të gjitha palët, aktorët duhet të thonë mendimin e tyre dhe te përfshihen, është shprehur Sekui.
Ndërsa pritet edhe vizita e drejtorit për Zgjerimin, Stefano Sanino, ambasadori Sekui ka bërë thirrje për mbylljen e reformave, duke theksuar se pavarësisht se zgjedhja e presidentit nuk është kusht për statusin, ky moment do të ndikojë në vendimmarrjen e BE.
Në përgjithësi zgjedhja e presidentit nuk është një kërkesë më vete, nuk është një prioritet i 13-të kyç, por është diçka që tregon vullnetin politik për të dialoguar, për të bërë progres në rrugën demokratike. Ne flasim për prioritete kyçe. Ka një listë me to që duhen arritur në mënyrë që Shqipëria të bëjë progres në rrugën evropiane. Nëntorin e vitit të kaluar u arrit një marrëveshje, ajo që ne e quajmë Marrëveshja e Nëntorit, që u fokusua në disa reforma. Ne besojmë se reformat duhet të vazhdojnë dhe shpresojmë të kryhen në një kohë të shkurtër. Le tua shpjegoj kështu. Ju e dini historinë e doktor Faustit kur mesnata afrohej. Mesnata jonë është tetori. Ne besojmë se 12 prioritetet kyçe, duke nisur nga reformat e kërkuara, duhet të mbyllen shpejt, sepse nuk keni shume kohë, ka deklaruar Sekui.