Udhëheqësi hindu: Shqipëria si drejtuese e KiE të bëjë më shumë për romët, duke nisur nga vetja
Ka mbërritur kërkesa e parë për Shqipërinë si drejtuese e Këshillit të Europës. Është drejtuesi hindu, Rajan Zed, që i ka drejtuar një kërkesë Shqipërisë që të bëjë më shumë për romët.
Zed drejton Shoqërinë Universale të Hinduizmit. Por Zed i rekomandon Shqipërisë që ta nisë nga vetja.
Rreth 80 përqind e romëve jetojnë në varfëri dhe praktikisht janë përjashtuar nga rritja ekonomike në Shqipëri.
Zed thekson se Shqipëria, vendi i Nënë Terezës, Skënderbeut, plazheve të bukura të Jonit, qyteteve mahnitëse si Berati, kalave madhështore, historia e së cilës daton në kohëra prehistorike, duhet të bëjë më shumë për vëllezërit dhe motrat romë, pasi aparteidi mbi romët është çështja më e madhe me të cilën përballet Europa sot, thuhet në një njoftim tyrin.