E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i rrit rrogën Bashës me 34 mijë lekë

Pas tre vitesh, qeveria vendos ti rrisë rrogën kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Qeveria Berisha që nga viti 2008 nuk kishte marrë ndonjë vendim për të rritur pagat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, post i cili prej më se një dekade mbahej nga lideri i opozitës, Edi Rama. Duket se zgjedhjet e 8 majit kanë ndikuar që Berisha ti kthejë sytë nga bashkia më e madhe e Shqipërisë. Në mbledhjen e 11 gushtit, qeveria vendosi që Kryetari i Bashkisë së Tiranës të ketë një pagë mujore që varion nga 138.750- 173.400 lekë. Në vitin 2008, kryebashkiaku kishte një pagë të vlerësuar nga 134.000-170.000 lekë. Gjithsesi, vlera e saktë e pagës do të vendoset nga vetë drejtuesi i Bashkisë së Tiranës, i cili do ta paraqesë për miratim kur të miratohet buxheti në këshillin bashkiak. Rritje page do të përfitojnë dhe dy nënkryetarët e rinj të njësisë më të madhe vendore, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti. Me vendimin më të fundit është përcaktuar se paga do të variojë nga 130.000- 138.750 lekë. Ndërsa dje kjo pagë ishte përcaktuar ndërmjet 127.000- 134.000 lekë.

Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›