Forcat speciale kosovare nuk shkuan kurrë në pikën doganore të Jarinjës
E përditshmja kosovare, Koha Ditore, shkruan sot se forcat speciale të Kosovës nuk arritën kurrë në pikën doganore të Jarinjës, ndryshe nga sa ishte pretenduar më përpara. Siç raporton kjo e përditshme, forcat speciale të njësisë ROSU, u nisën drejt pikës doganore më 25 korrik, por u penguan rrugës nga serbët. Pasi qëndruan aty për disa orë, vendosën të tërhiqen. Autoritetet kosovare nuk kanë folur kurrë për këtë dështim, por kanë thënë se operacioni është mbyllur me sukses. Qeveritarët kosovarë nuk kanë preferuar të japin një përgjigje të qartë, kurse ndërkombëtarët kanë pohuar një lajm të tillë, shkruan Koha Ditore.