Sekui i dorezon Nishanit Topallit dhe Panaritit progres raportin e KE

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministrit të Jashtëm Edmond Panariti iu dorëzua sot pasdite nga Kreu i Prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadori Ettore Sequi, Progres-Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2012.
Ambasadori Sequi komentoi se Progres-Raporti njeh arritjet e Shqipërisë bazuar në 12 rekomandimet e Komisionit Evropian dhe rekomandon hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren bazuar në një vullnet të përbashkët politik për kryerjen e reformës parlamentare, reformimin e drejtësisë dhe reformën administrative.
Zoti Sequi vlerësoi gjithashtu se roli i Presidentit të Republikës në mbështetje të konsensusit politik është vendimtar.
Presidenti Nishani falenderoi Komisionin Evropian për objektivitetin e treguar në Progres-Raport e për ndihmën e vazhduar që Komisioni Evropian dhe vendet e tjera të BE-së i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Presidenti i Republikës falenderoi në mënyrë të veçantë Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë për veprimtarinë profesionale në mbështetje të institucioneve shqiptare dhe realizimit të reformave.
Pasi i vlerësoi rekomandimet e mbetura si plotësisht të arritshme, Presidenti Nishani shprehu bindjen se klasa politike shqiptare dhe të gjithë aktorët e përfshirë do të vazhdojnë kontributin e tyre të përkushtuar në përmbushjen e këtyre rekomandimeve duke ndarë së bashku përgjegjësitë dhe frutet e suksesit.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi i dorëzon Kryetares së Kuvendit znj.Jozefina Topalli Progres Raportin me rekomandimin për dhënien e Statusit të vendit kandidat.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi Ambasadorin Seqiu për dokumentin e rëndësishëm, dhe i përcolli konsideratat për Komisionin Evropian, dhe vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.
“Ky status është një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilin shqiptarët e çmojnë në të njëjtën lartësi me nënshkrimin e MSA në qershor të vitit 2006, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje në vitin 2009 pas ratifikimit në 27 parlamentet e vendeve anëtare, me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim nga Kryeministri i vendit, në Pragë në maj 2009, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO prill 2009, me heqjen e vizave në dhjetor 2010- tha Toaplli, e cila tha se është kurorëzim i politikës këmbëngulëse dhe vullnetit tonë të palëkundur për të qenë sa më parë pjesë e familjes evropiane.
“Si Kryetare e Kuvendit pranoj me kënaqësi këtë dokument, pasi veç të tjerash ai çmon lart veprimtarinë e Kuvendit dhe përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për ta afruar këtë ditë nëpërmjet reformave legjislative dhe politike të standartit më të lartë.
Rruga jone ka qenë plot pengesa e vështirësi. Bojkoti, bllokimi, refuzimi për bashkëpunim i janë kundërvënë këtij procesi dhe dokumenti nuk e fsheh këtë, sikurse me të njëjtën transparencë tregon se bashkëpunimi, pjesëmarrja në votim, angazhimi dhe kontributi në reforma e ndihmojnë procesin. Ky dokument çmon arritjet, përparimin e dukshëm dhe evidenton objektivat”- vijoi Topalli e cila shprehu besimin dhe vullnetin e palëkundur për të çuar përpara objektivat.
Gjithashtu amabasadori Sekui i ka dorëzuar edhe minsitrit të Jashtëm Edmond Panariti progres raportin e KE-së për Shqipërinë. Sekui vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe punën e madhe që është bërë për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian. Aivuri në dukje se përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojnë për të zbatuar masat e evidentuara nga Komisioni Evropian, duke i konsideruar ato të arritshme nga Shqipëria.
Ministri Panariti vlerësoi raportin e përgatitur nga Komisioni Evropian dhe rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Ministri, gjithashtu, dhe siguroi se do të vazhdojë puna për zbatimin e plotë të masave të parashikuara deri në marrjen e vendimit nga Këshilli i BE-së.