Perfitimet politike nga marrja e statusit kandidat

Marrja e statusit të vendit kandidat do të thotë një hap më pranë Bashkimit Europian dhe përballje më e madhe në aspektin politik me sfidat që Shqipëria do të përballet në rrugën e saj drejt anëtarësimit më të drejta të plota në familjen Europiane.
Drejtoresha e Përgjithshme për Cështjet Europiane, Ilda Zhulali ndërsa e cilëson një moment tejet të rëndësishëm marrjen e këtij vendimi nga komisioni Europian sqaron se çfarë përfiton në aspektin politik Shqipëria si dhe ndikimin që do të ketë në aspektin rajonal me përftimin e statusit.
“Ky propozim i sotëm është një inkurajim i mëtejshëm. Rëndësia e tij është shumëdimensionale dhe pozitive për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Efektet politike janë të shumëfishta dhe të gjithanshme, por kryefjala e tij është marrëdhënia e re që do të niset, që do të jetë më e drejtpërdrejtë për partneritetin që Shqipëria konsolidon në raport me Bashkimin Europian. Në terma praktikë Shqipëria do të marrë pjesë në nivel teknik fillimisht me statusin e vëzhguesit dhe për të dhënë opinionin e saj në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Edhe në zhvillimet rajonale ky status ka një rëndësi më të madhe ne raport me BE. Statusi do të sjellë implikimin e drejtpërdrejt të Shqipërisë në raport me BE.”
Sipas zonjës Zhulali statusi i vendit kandidat e vendos Shqipërinë në një marrëdhënie të re me unionin, me kushte dhe sfida të shumta. Ndaj për të, të qënit anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian nuk do të jetë një rrugë e lehtë dhe do të duhet të bazohet në meritokraci.
“Sfida është edhe më e madhe. Në 2004 kur hynë 10 vende në BE vetë unioni kishte sfida të tjera, sot BE ka sfida edhe më të mëdha, ndaj rrugëtimi do të jetë I vështirë dhe do të duhet të bazohet vetëm në meritë.”
Procesi i zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nisur vite më parë, dhe konsiderohet një nga sfidat e Bashkimit Europian në përafrimin e këtyre vendeve me unionin. I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ,anëtar i BE-së është Kroacia. Nga marrja e statusit e deri tek anëtarësimi me të drejta të plota Kroacisë iu deshën afro shtatë vjet. Por edhe pse nuk ka afate të përcaktuara se sa kohë I duhet një vendi nga marrja e statusit deri tek anëtarësimi me të drejta të plota, për Bashkimin Europian e qënësishme është përmbushja e të gjitha kritereve dhe kushteve.