E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui nga Elbasani Bashkepunimi do e coje Shqiperine drejt BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Ettore Sequi i ka bërë edhe njëherë thirrje klasës politike për bashkëpunim, proces që sipas tij do ta çojë Shqipërinë drejt familjes natyrale evropiane. Ai u shpreh se dikur rrugët të conin në romë, ndërsa tani në Bruksel e Europë. Duke e bërë krahasimin me këtë rrugë Sequi u shpreh se rruga drejt Europës është një, ajo e dialogut, shtetit të së drejtës dhe reformave.

Sipas tij dialog nuk do të thotë të bëhen dy monologje të ndryshme, por një bisëdë së bashku. Ambasadori kujtoi se takimi i Këshillit Evropian do të bëhet në Bruksel në dhjetor dhe për marrjen e statusit Shqipëria duhet të miratojë këto ligje, reformat dhe luftën kundër korrupsionit. Sekui nënvizoi se megjithatë ndjehet i inkurajuar nga faktorët politikë në Shqipëri pasi të gjithë ata bien dakort për këtë rrugë dhe ai shpreson në rezultate pozitive.

Sequi mori pjesë në përurimin e rrugës Egnatia, një projekt prej 800 milionë lekësh i BE-së që parashikon edhe zbulimin e bazilikës në këtë qytet. Duke folur për rëndësinë historike të kësaj rrugë ambasadori i BE u shpreh se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe Elbasanin në trashëgiminë e pasur historike e kulturore si dhe në projekte të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›