E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i BBC arrihet marreveshja

BBC do të paguajë një kompensim prej 230.000 €  për McAlpine, politikani britanik i akuzuar gabimisht e ka kryer akte të pedofilisë. 
BBC bëri me dije përmes një deklarate se ka arritur një marrëveshje me McAlpine pas padisë.
"Zgjidhja është gjithëpërfshirës dhe pasqyron peshën e akuzave që janë bërë gabimisht," tha agjencia britanike  e lajmeve. 
"Unë jam i kënaqur që është arritur një zgjidhje e shpejtë. Ne tani do të vazhdojmë të kërkojnë zgjidhje nga organizatat e tjera që kanë publikuar shpifjet dhe individët të cilët kanë përdorur Tëitter për të përgojojuar  mua", u shpreh ai.
Kushtet e marrëveshjes do të shpallet në gjykatë pas disa ditësh bene me dije avokatet e MCAlpine. BBC ka kërkuar falje më parë për akuzat  ndërsa janë duke vijuar hetimet përsa i përket kësaj çështje. Akuzat për pedofili ndaj një ish drejtuesi të lartë të konservatorëve, që më pas rezultuan false i kushtuan vendin e punës drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, George Enëistle. Enëistle dha dorëheqjen nga posti vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›